E rëndë në Tiranë! Qytetari dhunon gruan që kërkonte lëmoshë, ndalohet nga njerëzit në rrugë, mbërrin policia dhe ambulanca

Shqipëria

E rëndë në Tiranë! Qytetari dhunon gruan që kërkonte lëmoshë, ndalohet nga njerëzit në rrugë, mbërrin policia dhe ambulanca

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

 Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditwn e sotme në Rrugën e Kavajës, ku një kalimtar ka dhunuar një grua. Incidenti i dhunshëm ndodhi pranë xhamisë ‘Dine Hoxha’.

Dëshmitarët në vendngjarje rrëfyen se një kalimtar i rastit ka dhunuar dhe bërë për spital një grua, e cila kishte dalë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur për të lypur.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Ndërsa kanë ndërhyrë qytetarët e rastit për të ndalur burrin nga veprimi i dhunshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat