Në 12 korrik seanca në Apel për ish-kryeprokurorin Llalla

Shqipëria

Në 12 korrik seanca në Apel për ish-kryeprokurorin Llalla

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 10:44
Dhimitër Lara

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën për seancën e parë ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Seanca e parë për ish-kryeprokurorin, i cili u shpall fajtor në shkallën e parë dhe u dënua me 2 vite burg, do të mbahet më 12 korrik, në orën 11:00.

Relatore  e kesaj çështjeje do të jetë gjyqtarja Nertina Kosova ndërsa anëtarë Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në shkallën e parë ka dënuar me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla si dhe  i ndaluar atij ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat