Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 07:20
Ilustrim

E diela pritet të jetë e bukur dhe shlodhëse.

Dita e diel parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët, por në relievet kodrinore dhe malore nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare hera-herës deri të dendura, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Mëngjesi i ditës së dielë do të jetë me vranësirat në relievet malore dhe ato kodrinore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtër, por në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër.

Reshjet do të jenë në relievet e larta malore.

Vija bregdetare do të jetë kryesisht e kthjellët dhe temperatura jo të larta ideale për të kaluar këtë ditë pushimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat