Mjekët thonë se hedhja në pishinë nuk i ndihmoi të plagosurit e Velipojës

Shqipëria

Mjekët thonë se hedhja në pishinë nuk i ndihmoi të plagosurit e Velipojës

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 13:10
Velipojë

Nëna 40-vjeçare A.Gj dhe 3 fëmijët e saj 19, 15 dhe 11 vjeç morën plagë të rënda pas shpërthimit të një bombole gazi në hotelin në pronësi të tyre në Velipojë.

Burime nga spitali i djegie plastikës, ku të plagosurit u transportuan me helikopter, bëjnë me dije se pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup.

Gazetarja Elona Gjylmi raportoi se nga mjekët është bërë me dije që nëna 40-vjeçare është në gjendje disi më të stabilizuar me djegie në 60 për qind të trupit, ndërsa tre fëmijët janë në gjendje më të rënduar të djegur në 85-90 për qind të trupit.

Sipas mjekëve, 24 orët e para pas djegies janë vendimtare për të përcaktuar fatin e familjes.

“Mjekët thonë se 4 të plagosurit nuk janë në gjendje të zhvendosen drejt Italisë, pasi për shkak të gjendje së rënduar mund të rrezikojnë jetën. Burime spitalore me dije se zakonisht në raste djegiesh ndihmon fakti që mund të jenë hedhur në ujë, por në rastin konkret hedhja në pishinë e 4 të plagosurve mund të mos ketë ndikuar për mirë, duke qenë se uji i pishinës ka qenë më klor dhe lëndë të tjera”, raportoi gazetarja e Euronews Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat