Balla merr pjesë në Samitin Botëror të Partive Politike me PK të Kinës: Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur

Shqipëria

Balla merr pjesë në Samitin Botëror të Partive Politike me PK të Kinës: Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:29
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Samitin Botëror të Partive Politike me Partinë Komuniste të Kinës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se mes Shqipërisë dhe Kinës ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave dypalëshe.

Sipas Ballës, bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur.

Gjithashtu Balla thekson se Kina zë afër 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar, ndërsa shton se eksportet shqiptare drejt Kinës po vazhdojnë të rriten ndjeshëm.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Në Samitin Botëror të Partive Politike me PK të Kinës. Mes Shqipërisë dhe Kinës ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave dypalëshe.

Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur. Kina zë afër 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar, ndërsa eksportet shqiptare drejt Kinës po vazhdojnë të rriten ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat