Shtyhet sërish seanca për “Dosja 184” në Dibër

Shqipëria

Shtyhet sërish seanca për “Dosja 184” në Dibër

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Këtë të enjte dy nga katër të pandehurit e dosjes 184 në Dibër kanë dalë para togave të zeza në seancën e radhës për akuzën e ndikimit tek votuesit në zgjedhjet për Bashkinë Dibër të vitit 2016.

Mësohet se katër të pandehurit kanë dy gjyqtarë dhe seancat janë zhvilluar të ndara.

Mësohet se Nuri Meda dhe Drini Gjeci seanca e të cilëve ishte sot në orën 13:00, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Por në mungesë të avokatëve, seanca ndaj tyre është shtyrë për në datën 22 korrik.

Ndërsa seanca e radhës për dy të pandehurit e tjerë Robert Aga e Hasan Hoti, do të mbahet me datë 12 Korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat