“Je një shpifës publik”, gazetari merr vendimin drastik për Sali Berishën

Shqipëria

“Je një shpifës publik”, gazetari merr vendimin drastik për Sali Berishën

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 20:57
Sali Berisha

Kreu i UGSH-së, Aleksandër Çipa paralajmëron një padi kundër Sali Berishës.

Gazetari i njohur nuk e ka pritur aspak mirë akuzat që ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë në adresë të vëllait të tij, Ardian Çipa, i cili u emërua pak ditë më parë drejtor i Policisë Korçë.

Berisha në një postim në Facebook ku kritikon lëvizjet në Policinë e Shtetit, e pyet Edi Ramën kush e ka detyruar të rikthejë në funksionet më të larta Çipën, që sipas Berishës ka vjedhur kasafortën e dosjeve me sekrete të krimit.

“Sali Berisha je nje shpifes publik ne kete hapesire komunikimi ku ne menyren me elementare nuk ke as respekt per drejtshkrimin! Je nje shpifes publik ty dhe veshet apo gojet shetitese te thashethemit dhe sajimit per llogari te emrit tend ne kete faqe. Ne rastin e permendjes se emrit te A. Çipes, me pergjegjesine e bashkefamiljarit dhe me sfiden e perballjes per te verteten, do te detyrohesh te perballesh me drejtesine. Si nje person i njohur nderkombetarisht per inkriminim, korrupsion dhe bema te tjera kunder lirive dhe te drejtave njerezore te denoncoj. Ne rastin e permendjes se personit me mbiemrin Çipa, do te duhet te gjesh provat dhe te pergjigjesh vetem para gjykatave”, shkruan Çipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat