Demokrati shpërthen keq ndaj Bashës: Sharlatan! Produkt fatkeq i Berishës

Shqipëria

Demokrati shpërthen keq ndaj Bashës: Sharlatan! Produkt fatkeq i Berishës

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 23:30
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri ka shpërthyer ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Sipas Kullurit kreu i PD, Lulzim Basha ka abuzuar 8 vite gjatë qëndrimit në krye të kësaj partie dhe sipas tij do vazhdojë ti gënjejë të gjithë.

“Basha ka abuzuar 8 vite në krye të PD dhe tani do ti gënjejë sërish të gjithë. Jam munduar ti rri larg poliemikës personale, por më vjen keq ta them por PD-së nuk i shërben një sharlatan në krye të parisë. Ai është produkt fatkeq i Berishës po dhe qarqeve të caktuara ndërkombëtare.

Ka qarqe ndërkombëtare që kanë përgjegjësi të madhe për ardhjen e Lulzim Bashës në krye të PD. Ti themi gjërat siç janë”, tha Kulluri për MCN Tv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat