Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 07:52
Ilustrim

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Por, sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do të jenë në formë rrebeshi shoqëruar me stuhi lokale breshëri.

Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore deri në 36-37°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat