Spartak Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ të Sali Berishës: Nuk do të ketë më gjuhë!

Shqipëria

Spartak Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ të Sali Berishës: Nuk do të ketë më gjuhë!

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 21:51
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka folur për vendimin e SHBA-së për të shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha ‘non grata’.

Sipas avokatit, Berisha duhet të japë dorëheqjen si deputet në Kuvend.

Pjesë nga intervista në News24

Shpallja “Non grata” e Berishës, si do të jetë gjuha Basha-Berisha në vijim?

Ngjela: Nuk shoh që Basha mund të jetë i pavarur. Ai është deri më tani me gjuhën e Berishës. Nuk e di çfarë gjuhe do të marrë Basha kur Berisha të mos ketë gjuhë. Ai nuk ka mbajtur qëndrim anti, por as pro nuk ishte. Ai ishte vendim i superfuqisë unikale të botës, nuk ishte e lehtë. Ishte në Kushtetutë, neni 2, i ligjit kundër inkriminimit. Ky ligj, në nenin e dytë të saj, nuk lejon që ata që janë non grata në SHBA, s’i lejon të hynë në Kuvendin e Shqipërisë. Ai duhet të japë dorëheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat