​Shpërthimi i bombolës në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçarja që u dërgua për shërim në Itali

Shqipëria

​Shpërthimi i bombolës në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçarja që u dërgua për shërim në Itali

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë një nga vajzat që u dogj nga shpërthimi i bombolës në Velipojë bashkë me nënën dhe dy motrat e saj.

Vajza ishte çuar për kurim në Itali, por nuk ia doli dot.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 4 korrik, ku kryefamiljarja Alketa Gjoka 40 vjeç, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, por ka patur rrjedhje, e cila më pas ka çuar në shpërthimin e saj.

Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë edhe 4 anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren dhe vajzat: Danjela Gjoka 18 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç, njëra nga të cilat humbi jetën sot në Itali. Ato fillimisht u transportuan për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë, që aty më pas nisur nga rreziku për jetën u nisën për në Itali.

Teksa shpëtimi nga flakët për ta ishte hedhja në pishinë, kur shihnin hotelin të shkrumbohej, mjekët jashtë kamerave thanë se uji me klor në fakt nuk i ka ndihmuar por ju ka dëmtuar lëkurën, ndërsa djegia e tyre konsiderohet e gradës së tretë mbi 80%.

Kujtojmë se pak ditë më parë Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shitës gazi, i cili akuzohet se tregtonte pa licencë gaz të lëngshëm dhe naftë, jashtë kushteve tekniko-ligjore, lëndë me të cilën furnizohej dhe hoteli i 40-vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat