Ishte me familjen për pushime, detaje për doktorin që vdiq në shezlong

Shqipëria

Ishte me familjen për pushime, detaje për doktorin që vdiq në shezlong

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 14:12
Kujtim Shabani

Ndërron jetë në shezlong mjeku nga Korça, gjatë kohës që ka qenë me pushime me familjen ne plazhin e Radhimës në Vlorë. Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës, Kujtim Shabani, 49 vjeç, është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në shezlong, ndërsa mendohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Atij i është dhënë ndihma e parë pas mbërritjes së ambulancës por për të ka qenë tepër vonë.

Shabani kishte ardhur nga Korça për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rreth mesditës së sotme. Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha ka qenë e pamundur të mbahej në jetë mjeku Kujtim Shabani, njeriu human i cili prej shumë vitesh ju ka shërbyer qytetarëve korccarë dhe jo vetëm. Prej gati dy vitesh mjeku Kujtim Shabani ka trajtuar me profesionalizëm qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid-19. Falë aftësisë dhe trajtimit që mjeku ju ka bërë pacientëve me COVID shumë prej tyre gëzojnë  shëndet të plotë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat