KQZ cakton çmimin, sa vlen vota e një shqiptari

Shqipëria

KQZ cakton çmimin, sa vlen vota e një shqiptari

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

KQZ ka publikuar projekt vendimin për përcaktimin e vlerës në para të një vote të vlefshme për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të kryera më 25 prill 2021.

Në bazë te nenit 180 pikës 4 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, në zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji fondi nga Buxheti i Shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhje përcaktohet se do të jetë 2 herë më i madh, se fondi i alokuar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Fondi i vënë në dispozicion në vitin zgjedhor 2017 ishte 65,000,000 lekë, pra rrjedhimisht u caktua që për vitin zgjedhor 2021 fondi i përgjithshëm i miratuar të ishte 130,000,000 lekë.

Pjesëtimi i fondit të përgjithshëm të miratuar me numrin në total të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi sjell si rezultat vlerën në para të një vote të vlefshme 130,000,000 (njëqind e tridhjetë milion) lekë / 1,533,334 (një milion e pesëqind e tridhjetë e tre e treqind e tridhjetë e katër) vota = 84,78 ( ≈ 85) lekë.

Referuar lidhjes nr. 1, të Vendimit nr. 21 datë 13.07.2021 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021”, partitë që kanë përfituar jo më pak se 1 për qind të votave dhe votat e vlefshme të grumbulluara prej tyre, janë si më poshtë:

1. Partia Socialdemokrate (PSD) 35,475 vota 2,2479%

2. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 107.538 vota 6,8143%

3. Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” (PD-AN) 622.187 vota 39,4259%

4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 768.134 vota 48,6741%

Gjithsej vota të vlefshme 1 533 334 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat