Lulzim Basha “humbësi i përkohshëm”, por fituesi i ardhshëm!

Shqipëria

Lulzim Basha “humbësi i përkohshëm”, por fituesi i ardhshëm!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 18 korrik 2021 Në ora: 10:06
Lulzim Basha

Zgjedhjet e 25 Prillit 2021, treguan qartë që Edi Rama po e mban pushtetin me paratë e krimit dhe narkotafikut. Në një situatë mbas zgjedhore, kur shqiptarët këkonin ndryshimin Edi Rama është fitues i përkohshëm.

Zoti Basha deklaroi dje në Kuvendin kombëtar se PD, nuk do t’i njohin kurrë zgjedhjet e 25 Prillit. PD dhe opozita janë të detyruar të marrin pjesë në parlament në Shtator për të mbrojtur votën e demokratëve dhe të djathtëve dhe për të vazhduar betejën në Parlament me qeverinë e Rilindjes.

Opinionistë të paguar duan të prishin imazhin e Liderit Basha me shpifje dhe argumenta politikë në dëm të së ardhmes të shqiptarëve dhe në shërbim të klientëve të Kryeministrit të përkohshëm.

Në vend që të merren me një kryeministër dhe qeverinë e Rilindjes që po i varfëron cdo ditë e më shumë të gjithë i vërsulen zotit Basha.

Të gjithë këta opinionsitë duhet të kuptojnë se Lulzim Basha do të jetë “fituesi i ardhshëm”, është e ardhmja.

Ndryshimi është penguar përkohësisht nga një qeveri që masakroi zgjedhjet. PD dhe Lulzim Basha do të jenë fituesit e ardhshëm, të së ardhmes.

Një shprehje mongole thotë: “Fituesi ka më shumë miq, por i humburi ka më të mirët”!

Në këtë kontekst lidhur me fituesin dhe humbësin e zgjedhjeve të 25 Prillit, dal me përfundimin se “fituesi i përkohshëm” Edi Rama duket sa ka më shumë “miq”, por fituesi i së ardhmes Lulzim Basha ka më të mirët!

Si përfundim po citoj pjesë nga statusi i djeshëm i Zotit Lulzim Basha duke votuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së: “Në këtë kohë përcaktuese për fatin e vendit, vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre. Ata na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë, punësimin, përballimin e kostos së jetesës, dhe kurimin e plagës së emigracionit. Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë, derisa t’i bëjmë ato realitet".

Fituesi i së ardhmes Lulzim Basha premton se nuk do të ndalojë së luftuari për qytetarët e këtij vendi, për të bërë realitet ndryshimin e vërtetë për Shqipërinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat