Po ndërtonin pa leje në plazhin e Velipojës, arrestohen dy punëtorët dhe biznesmeni

Shqipëria

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Velipojës, arrestohen dy punëtorët dhe biznesmeni

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Policia vijon kontrollet në Velipojë për lirimin e hapësirave publike në bregdet.

Gjatë një aksioni, policia ka arrestuar një pronar dhe dy punëtorë, të cilët janë kapur duke ndërtuar një Beach-bar pa leje në bregdetin e Velipojës.

Në pranga kanë rënë biznesmeni Artan Kodra dhe dy punëtorët Aleksandër Simoni dhe Xhovalin Sukaxhia.

Njoftimi i policisë:

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestuan shtetasit:

A. K. 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”

A. S. 49 vjeç, banues në fshatin Mnelë,  Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Xh. S. 52 vjeç banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri ,lokal,Beach-bar në pronësi të shtetasit A. K. pa lejet përkatëse të organeve kopetente.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat