Ekstradohet nga Italia lezhjani i shumërkuar

Shqipëria

Ekstradohet nga Italia lezhjani i shumërkuar

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:05
Ilustrim

Është kapur dhe ekstraduar drejt Tiranës një person që ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është i shtetasit B. C., banues në Lezhë për të cilin Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Ja njoftimi i plotë:

Interpol Tirana

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Nga specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit B. C., banues  në Lezhë.

Për këtë shtetas, në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Personi i ekstraduar në PKK Rinas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat