Sali Berisha për Bajram: T’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë të shqiptarëve ta pranojë

Shqipëria

Sali Berisha për Bajram: T’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë të shqiptarëve ta pranojë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 11:31
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se sot duhet t’i lutemi Zotit që të pranojë çdo sakrificë të shqiptarëve .

“Gëzuar Kurban Bajramin! Miq, sot besimtaret musliman festojnë Kurban Bajramin. Ju ftoj të urojmë nga zemra dhe t’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë dhe lutje tonë dhe të mbarë shqiptarëve ta pranojë dhe ta kthejë në mbarësi, gëzime, shëndet dhe sukses për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar.

Gezuar! Sb”, shkruan ish-kryeministri, ndërsa bashkëngjitur postimit ka publikuar një foto me bashkëshorten, Liri Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat