Arrestim si në filma/Dalin pamjet, si u kap pas ndjekjes me dron 42-vjeçari

Shqipëria

Arrestim si në filma/Dalin pamjet, si u kap pas ndjekjes me dron 42-vjeçari

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 10:29
Pamje nga video

Ndjekja e Ervin Kasmit u bë këmba këmbës me dron! Policia e shtetit ka ndarë pamjet nga lëvizja e Kasmit, 42-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për vjedhje. Kapja e tij bërë nga policia pas disa minutash ndjekje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me dron.

Ervin (Astrit) Kasmi, banues në Fushë Milot, është një person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes së pronës. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi Asim Braja, 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar Kasmin të fshihet në banesën e tij. Brahja akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë ” dhe “Përkrahje e autorit të krimit “.

Vijojnë operacionet nga Policia e Kurbinit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.Vihet në pranga një 42-vjeçar i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës.Kapja, pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, arrestohet në flagrancë fqinji i tij, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.Shërbimit e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur që pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me anë të dronit të kapnin dhe të arrestonin shtetasin:Ervin (Astrit) Kasmi, 42 vjeç, banues në Fushë Milot, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar shtetasin Ervin Kasmi të fshihet në banesën e tij.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat