“Shqipëria do të ishte si Zvicra”, shokon avokati: Të korruptuarve shtetërorë u janë gjetur 20 miliardë euro

Shqipëria

“Shqipëria do të ishte si Zvicra”, shokon avokati: Të korruptuarve shtetërorë u janë gjetur 20 miliardë euro

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 23:30
Spartak Ngjela

Prej kur ish-ambasadori amerikan Donald Lu futi për herë të parë në fjalorin publik  termin "peshqit e mëdhenj" ka kaluar një kohë e gjatë.

Në rrjetën e drejtësisë së re ra së fundmi ish-zëvendësministrja e Brendshme për një arkë peshk por peshqit e mëdhenj duken larg.

Avokati, Spartak Ngjela, thotë për Rtv Ora se hetimi vështirësohet për shkak se kryetarët nuk firmosin abuzimet e tyre.

Ngjela: Krerët nuk kanë vënë firma, hetimi fillon nga ata që kanë vënë firmat dhe që janë emëruar nga ata që kanë fituar paratë, kështu ka filluar dhe ashtu do të vazhdojë. Nëse nuk nxjerr dot provat e ministrit ndërkohë që nuk ka vënë firmë por ka fituar para, gjykata jep pafajësi. Por nëse kap firmëtarët dhe ata bëhen dëshmitarë ministrit dhe kryeministrit u ikën koha. Kjo është drejtësia dhe hetimi.

Për ta bërë më konkret dëmin që i ka shkaktuar vendit korrupsuoni shtetëror, Ngjela thotë se Shqipëria do të ishte sot si Zvicra me 20 miliardë eurot e kapur në offshore.

Ngjela: Nga viti 2000 deri në 2013, po të mos kishte korrupsion Shqipëria do të kishte nivelin e Zvicrës. E dinë sa ju kanë gjetur të korruptuarve shtetërore, 20 mld euro. Nuk shpëtojnë dot, asnjë. Janë në rrezik dhe të ulin kokën, të fitojnë çfarë të fitojnë me gjyqe me mbrojtje të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat