Vdekja e 47-vjeçarit, dalin detaje të reja/Shoqërohen në polici gruaja dhe vajza

Shqipëria

Vdekja e 47-vjeçarit, dalin detaje të reja/Shoqërohen në polici gruaja dhe vajza

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 08:56
Ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Gurre e vogël, në Bashkinë e Klosit. Policia ka njoftuar se rreth orës 22.30 kanë marrë një telefonatë se në banesën e shtetasit Ylber Elezi, po ndodhet një konflikt në familje.

Menjëherë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku shtetasja me inicialet M. L, ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

“Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. L., 47 vjeç”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. L., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. L., ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. L., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. L., dhe vajza e tyre A. L., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat