Arrestohet drejtuesi i "Benzit" që shkaktoi aksidentin ku vdiq 19 vjeçarja!

Shqipëria

Arrestohet drejtuesi i "Benzit" që shkaktoi aksidentin ku vdiq 19 vjeçarja!

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 13:04
Xhesika Mjekra

Policia e Fierit ka arrestuar 21 vjeçarin Sabri Xheramija i cili ishte drejtuesi i mjetit ku humbi jetën 19 vjeçarja Xhesika Mjekra. Në njoftimin e saj policia shkruan se ka bërë ndalimin e 21 vjeçarit për të zbardhur ngjarjen e plotë. 

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës së kaluar, ku viktimë mbeti e reja Xhesika Mjekra, ndërsa u plagos pasagjeri në mjet, Sabri Xherimeja, 21 vjeç

Njoftimi i Policisë Fier:

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19-vjeçarja Xh. M., me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit S. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat