Vera më e nxehtë e 5 viteve të fundit, Berati dhe Elbasani regjistrojnë 43 gradë

Shqipëria

Vera më e nxehtë e 5 viteve të fundit, Berati dhe Elbasani regjistrojnë 43 gradë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:23
Ilustrim

Ky fund korriku dhe bashkë me të, e gjithë stina e verës rezultojnë të jenë më të nxehtat e 5 viteve të fundit. Sipas meteorologëve, situata e temperaturave të larta pritet të shënojë rekorde të reja në ditët e fundit të muajit.

“Deri ditën e diel pritet që territori shqiptar të përjetojë vlera deri në 43 gradë Celsius, vlerat maksimale, duke bërë që në 4 – 5 vitet e fundit kjo të jetë vera më e nxehtë. Dhe vlerat minimale do të kenë një rritje të ndjeshme duke bërë që në zonën e ulët maksimumet të luhaten nga 25 deri 29 gradë Celsius”, – tha sinoptikani Hakil Osmani.

Temperaturat pritet të arrijnë maksimumin veçanërisht në qarkun e Elbasanit dhe të Beratit.

“Zona të veçanta si Kuçova dhe Belshi pritet të shënojnë edhe vlera deri në 43 gradë Celsius, Gjirokastra. Edhe Tirana do të shënojë vlera deri 41 gradë Celsius. Po ashtu, edhe zona malore si verilindja apo Kukësi do të shënojnë vlera deri në 39 gradë Celsius”.

Sipas sinoptikanëve, vala e nxehtë nga veriu i Afrikës ka bërë që temperaturat të rriten me 11 gradë Celsius më shumë sesa vlerat normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat