Theu orën policore, gjobitet subjekti në Sarandë: Shoqërohet pronari pasi kundërshtoi me dhunë policinë

Shqipëria

Theu orën policore, gjobitet subjekti në Sarandë: Shoqërohet pronari pasi kundërshtoi me dhunë policinë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Një subjekt është gjobitur në Sarandë pasi ka qenë i hapur deri pas mesnate gjatë një ore jo të lejuar me akt normativ.

1 milion lekë ka qenë masa administrative ndaj subjektit  kurse pronari ka kundërshtuar me dhunë policët.

Ai është proceduar penalisht nga Policia. U konstatua duke ushtruar aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet  me masë administrative, pronari i një subjekti.

Në pranga edhe dy shtetas, për vepra te ndryshme penale.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, rreth orës 00:30, të datës 31.07.2021, kanë konstatuar një subjekt, në rrugën e Butrintit, Sarandë, i cili ushtronte aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Ndaj këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin D. K., 37 vjeç, (pronari i subjetit) për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë plotësimit të aktit normativ, për konstatimin e shkeljes në këtë subjekt, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, shërbimet e Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat