Arrestohet 52-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali

Shqipëria

Arrestohet 52-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Albert Sedeti, 52-vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Krujës. 52-vjeçari banues i këtij qyteti ishte i dënuar për për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe Trafik i lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij  u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Sakaq Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit drejt Italisë.

Informacion- Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe Trafik i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Bert Seseri alias Albert Seseri, 52 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat