Operacioni në Siri, Gjenerali libanez rrëfen detaje: Ja si u futën oficerët e mi në mes të rrezikut në zonën kurde

Shqipëria

Operacioni në Siri, Gjenerali libanez rrëfen detaje: Ja si u futën oficerët e mi në mes të rrezikut në zonën kurde

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 19:06
Foto nga takimi

Nga Bejruti, para nisjes së 19 shqiptarëve për në atdhe, Gjeneralai libanez Abaz, ka hënë detaje nga operacioni i shpëtimit, së shqiptarëve nga kampi Al Hawl.

Pak para nisjes së 19  shqiptarëve nga Bejruti, Abaz në një deklaratë për mediat është shprehur se ishte një operacion i vështirë, teksa ka treguar dhe mënyrën se si janë futur oficerët brenda kampit.

“Jam shumë krenar për atë çfarë kemi bërë, jam shumë krenar për oficerët e mi që kanë punuar shumë fort dhe mund t’ju them se vështirësitë me të cilat jemi përballur lidhen me faktin se kam qenë shumë i shqetësuar kur kam dërguar njerëzit e mi, oficerët e mi të punojnë atje dhe është sekret, sepse kisha oficerë që punonin në zonën kurde që është shumë e rrezikshme t’i çosh. Por ne luajtëm rolin tonë, për të shpëtuar shpirtrat njerëzor.”, tha gjenerali.

Gjenerali Abaz, thotë se vendi i tij Libani, është krenar për ndihmën që jep për shpëtimin e njerëzve.

“Ndihem shumë krenar për çfarë kemi bërë dhe për çfarë ende po bëjmë për miqtë tanë shqiptarë dhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ne jemi krenar që Libani po luan këtë rol. Siç e thashë është një dhuratë për miqtë e mi për kryeministrin dhe për shpirtin e nënës time, pasi këtë ditë, është përvjetori i saj sot”, - shtoi ai.

Në kampin “Al Hawl” ka ende shqiptarë dhe operacionet për shpëtimin e tyre do vijojnë, ndërkohë ditën e sotme në Shqipëri kanë ardhur 14 fëmijë dhe 5 gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat