Neglizhoi trajtimin e foshnjës që ndërroi jetë, vihet nën hetim mjekja

Shqipëria

Neglizhoi trajtimin e foshnjës që ndërroi jetë, vihet nën hetim mjekja

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Mjekja e maternitetit të Pogradecit është vënën nën hetim pasi ajo ka neglizhuar trajtimit mjekësor të një foshnjeje, e cila u transportuar në Tiranë ku edhe ndërroi jetë.

Sipas policisë, materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec për G. Sh., 51 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit). Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec”, shkruan policia.

Pogradec

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. M., 31 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi tek “Ish-vilat” në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Yamaha”, pa targa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
————
Pogradec
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit).
Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat