Arrestohen dy persona në Lezhë, njëri i shpallur në kërkim kombëtar. Ja për çfarë akuzohet

Shqipëria

Arrestohen dy persona në Lezhë, njëri i shpallur në kërkim kombëtar. Ja për çfarë akuzohet

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në Lezhë, njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Rolins Zeqja, 35 vjeç, banues në Ishull Lezhë, u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të 43-vjeçares të identifikuar me inicialet K. T., banuese në Mabë, Lezhë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasen L. K., 30 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat