Deputeti i Partisë Demokratike reagon pas shkarkimit të prokurorit Hajdarmataj

Shqipëria

Deputeti i Partisë Demokratike reagon pas shkarkimit të prokurorit Hajdarmataj

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 16:46
Besim Hajdarmataj

Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili shkarkoi nga detyra ish kreun e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatajn.

Paloka ka thënë se nuk e njeh Hajdarmatajn, por ka shigjetuar KPA se ka dijeni për dy “krimet” e tij.

“Unë nuk e njoh Besim Hajdarmatën dhe nuk marr përsipër as ta mbrojë për çfarë i kanë ngritur si pretendim ata që e shkarkuan sepse nuk kam dijeni për të vërtetën, por kam dijeni për dy “krime” të sigurta të tij:

Vuri në përgjim kriminelët që manipuluan zgjedhjet në Dibër , e famshmja dosje 184, duke nxjerrë zbuluar gjithë kupolën, filluar nga Rama.

Kërkoi arrestimin e Tahirit. Kaq besoj mjafton për t’u larguar nga drejtësia e Ramës”, ka shkruar Paloka në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat