Të dy non-grata në SHBA! Kush është “miku” i Berishës të cilin e përmendi sot

Shqipëria

Të dy non-grata në SHBA! Kush është “miku” i Berishës të cilin e përmendi sot

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 21:13
Sali Berisha, Liviu Dragnea

Sali Berisha në një konferencë për mediat ditën e sotme, ka tregur historinë e një kryetari të parlamentit pa bërë me dije se në cilin vend, ishte në listë të zezë nga SHBA, por megjithatë ai vazhdoi me sukses punën në parlament, e madje më vonë fitoi dhe zgjedhjet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

"Kam qenë një herë në një vend mik para pak vitesh dhe më priti Kryetari i Parlamentit. Kryetari i Parlamentit ishte në listë të zezë njëlloj si Sali Berisha, dhe jo vetëm ai po  edhe nja 9 ose 11 të tjerë. Që të gjithë në përballje me George Soros natyrisht ata vazhduan me sukses punën e tyre në Parlament dhe fituan dhe zgjedhjet më vonë dhe administrate tjetër hoqi të gjitha vendimet të marra mbi baza shpifjes dhe trillimesh por thashë edhe njëherë ai drejtonte parlamenti sigurisht i keqardhur. Nuk ka njeri që nuk ka keqardhje kur sheh të vijë një vendim nga një vend që e admiron, pas asnjë fakt , pa asnjë bazë, pa asnjë dokument. Lulzim Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit, fakte, prova dokumente."- u shpreh ai. 

Por burime për gazetën Shqip i thanë se politikani për të cilën foli sot Sali Berisha është Liviu Dragnea. Sekretari i Shtetit Michael Pompeo, gjatë administratës së Presidentit Trump,  e shpalli “non grata” politikanin e lartë të Rumanisë. Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli “non grata”, jo vetëm Dragnean, por edhe dy fëmijët: Valentin Dragnea dhe Maria Dragnea.

Politikani rumun u dënua për korrupsion me burgim për 3 vjet e gjysëm, por që më pas ju ul dënimi. Megjithatë Dragnea, me vendim të Gjykatës së Lartë të Rumanisë është ndaluar përjetësisht që të ketë poste shtetërore, apo angazhim në jetën publike.

Nëse e krahason aktivitetin e Dragnea-s, ai është i ngjashëm me atë të Sali Berishës. Dragnea, tërhoqi zvarrë Partinë Socialdemokrate të Rumanisë për të miratuar ligje që të largojnë nga detyra, kreun e Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion Laura Codruta Kovesi, e cila sot drejton Prokurorinë antikorrupsion të Bashkimit Europian.

Në korrik 2018, Kovesi u shkarkua nga detyra nga ministri i drejtësisë i Rumanisë, Tudorel Toader, me urdhër të kreut të Partisë Social Demokrate (PSD), Liviu Dragnea, të cilin Drejtoria Kombëtare e Anti-Korrupsionit e dënoi në vitin 2015 për marshtim gjatë fushatës zgjedhore. Ajo është tani kandidatja e miratuar nga Parlamenti Europian për të udhëhequr Prokurorinë e re Publike Europiane (EPPO), por Dragnea po bën gjithçka që mundet për ta diskredituar atë.

Gjykata e dënoi me 3 vite burg Dragnea pasi kishte ndihmuar anëtarë të partisë të punësoheshin në poste shtetërore dhe të paguheshin pa punuar asnjë orë.

Në një reagim të tij ai tha se e kishte lëkurën e trashë dhe se kjo nuk ishte hera e parë që përballej me një gjyq. “Nëse drejtësia do të ekzistojë, do jem i lirë. Nëse ata nuk i rezistojnë presionit, atëherë Zoti na ndihmoftë,” shprehej ai.

Berisha duket se qënka si “vëllai binjak” i Dragnea, si për rolin në parti ashtu edhe për përplasjet e tij me drejtësinë si dhe ajo që i bashkon më së shumti është shpallja non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Por ka vetëm një ndryshim Berisha nga Liviu Dragnea, politikani rumun është dënuar me 3 vjet burg dhe i ndalohet që të ketë poste publike.

Ndërsa ish-kryeministri shqiptar akoma nuk ka asnjë akuzë ndaj tij nga drejtësia Shqiptare e cila ka nisur ti godas peshqit e mëdhenj. Berisha me të drejtë tha është miku i tij pasi i bashkojnë shumë e shumë gjëra duke nisur nga lufta me drejtësinë, përplasja me Amerikën, deri te shpallja non-grata e të dyve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat