Në Vlorë policia me dron zbulon drogën në një terren të thepisur

Shqipëria

Në Vlorë policia me dron zbulon drogën në një terren të thepisur

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë Vlorë.

Gjatë mbajtjes nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë është organizuar puna për kapjen e dy shtetasve, të cilët bazuar dhe në pamjet filmike të dronit, ishin duke kultivuar fidanë të dyshuar kanabis, informon policia.

Nga aksioni i policisë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve S. B., 34 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar fidanë kanabis në një sipërfaqe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.   

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat