5 viktima sot/ Si u aksidentuan për vdekje dy punonjësit e sigurisë në Fier?

Shqipëria

5 viktima sot/ Si u aksidentuan për vdekje dy punonjësit e sigurisë në Fier?

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 15:25
Fier

E diela ka rezultuar tragjike në Shqipëri, ku pas tre personave që u mbyten në det, një aksident tragjik në Fier u mori jetën edhe dy të tjerëve.

Aksidenti i rëndë ndodhi në Marinzë, ku sipas informacioneve të para,  automjeti me të cilin udhëtonin dy personat që humbën jetën, doli nga rruga dhe për pasojë ra në një kanal të thellë, të mbushur me ujë. Viktimat, që dyshohet se punonjës sigurie, humben jetën pasi u mbyten në ujë.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit pësoi atak kardiak, gjë që shkaktoi edhe aksidentin tragjik.

Makina tip “Nisan” u pikas sot rreth orës 13:00, i përmbysur në një kanal.

Ka qenë GPS i makinës, që i përkiste një kompanie sigurie, që ka sinjalizuar gjithçka. Automjeti bënte patrullim në këtë zonë, ndërkohë që gps tregoi se për shumë kohë makina nuk po lëvizte.

Të gjendur përballë kësaj situate punonjësit e kësaj kompanie janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë parë që makina kishte përfunduar në kanal.

3 të mbytur në det

Po sot, dy të moshuar nga Maqedonia e Veriut, rreth 70-vjeç, u mbytën në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Emrat e tyre janë: Mirko Micevski, 79 vjeç dhe Cvetko Mitanovski, 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut. 

Në Velipojë po ashtu është mbytur në det një pushues 59-vjeçar nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat