Hipur mbi makinë/ Del fotoja e vajzave pak para aksidentit me 5 të vdekur

Shqipëria

Hipur mbi makinë/ Del fotoja e vajzave pak para aksidentit me 5 të vdekur

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rexhina Çelhaka, është 22-vjeçarja e cila drejtonte mjetin tip ‘Land Rover’ me të cilin u përplas furgoni i pasagjerëve që vinte nga Tirana për në Sarandë.

Dyshohet se 22-vjeçarja është futur me shpejtësi në kthesë dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me furgonin.

Si pasojë e kësaj përplasje pesë persona humbën jetën, shoferi, një çift shqiptarësh dhe dy turistë nga Ukraina.

Kjo është foto pak kohë para aksidentit.

Vajzat që udhëtonin në Land Rover, dy nga Italia dhe Çelhaka kanë pozuar me makinën dhe e kanë postuar në rrjetet sociale. Ato kishin filluar prej ditësh pushimet, por aksidenti tragjik ua preu në mes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat