Në këto zona do ketë reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shqipëria

Në këto zona do ketë reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 07:33
Ilustrim

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme për rajonin verior të Shqipërisë, por vranësira të shpeshta dhe shira afatshkurtër dominojnë pjesërisht qendrën dhe kryesisht zonat jugore.

Pas mesditës parashikohet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat