Prodhimi i energjisë u rrit në 6 muajt e parë / Korriku e gushti “negativët”

Shqipëria

Prodhimi i energjisë u rrit në 6 muajt e parë / Korriku e gushti “negativët”

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Shqiptarët konsumuan më shumë energjie elektrike në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, megjithatë, sipas të dhënave të INSTAT sasia e energjisë së blerë u zvogëlua.

Shkak është bërë prodhimi i brendshëm që ka pësuar rritje.

INSTAT thotë se në tremujorin e dytë të 2021-t importi i energjisë elektrike ra me 68 për qind, ndërsa eksporti u rrit me 4.1 për qind.

Por, situata është përkeqësuar në hyrjen e tremujorit të tretë të këtij viti. Përkatësisht të dhënat në muajt korrik dhe gusht tregojnë një rritje të fortë të importit, madje Shqipëria ka blerë me çmime rekord energjinë elektrike.

Në total, shpenzimet e blerjes së energjisë për të dy muajt pritet që të shkojnë në rreth 15 milionë euro, ku 5 mln euro është shuma e shpenzuar për muajin korrik dhe rreth 10 mln euro shuma që pritet të shpenzohet për muajin gusht.

deri më 15 gusht shuma e shpenzuar për blerje energjie elektrike tejkalon 7 milionë eurot, ose rreth 2 milionë euro më shumë se e gjitha shuma e përdorur për blerje energjie elektrike përgjatë të gjithë muajit korrik, që ishte rreth 5 milionë euro.

Përveç sasisë më të madhe të energjisë të blerë në gjysmën e parë të këtij muaji, edhe çmimi i blerjes së saj është shumë herë më i lartë. Çmimi kulmon me lotin 2 të tenderit të datave 11-13 gusht, ku një MwH është blerë me 145.07 euro.

Energjia e importuar deri më tani shkon në rreth 50 mijë MwH, ku pjesa dërrmuese është blerë me çmimin mbi 140 euro për MwH.

Kostoja totale financiare e importit të energjisë elektrike për muajin gusht mund të shkojë të paktën 10 milionë euro, pas hapjes procedurave tenderuese për blerjen e rreth 36 mijë MëH energji elektrike për përmbylljen e këtij muaji.

Aktualisht, çmimet në bursat ndërkombëtare të energjisë janë të rritura ndjeshëm për shkak të kostos së prodhimit të kësaj energjie dhe kërkesës së lartë që shoqëron këtë sezon.

Prodhimi i energjisë elektrike

3M2 2021 2.660 GWh

3M2 2020 1.188 GWh Rritje 2.2 herë

Importi energjisë elektrike

(3M2 2021) 228 GWh

3M2 2020 681 GWh Diferenca: 68,5% më pak

Eksporti energjisë elektrike

3M2 2021 924 GWh

3M2 2020 224 GWh Diferenca: 4,1 herë më shumë

Bilanci: +696 GWh

Përdorimi i energjisë 17.2% rritje 3M2 2021

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat