Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe gjatë ditës së dytë të fundjavës, e diela që ka nisur.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se dita e diel do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh.
Reshje shiu pritet të ketë që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e perëndim. Gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit, hera-herës reshje në formë shtrëngatash kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era pritet të fryjë nga veriperëndimi- jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 10 m/sek.
Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme.