PD: Instrument për të falimentuar bizneset, qeveria armike e sipërmarrjes private

Shqipëria

PD: Instrument për të falimentuar bizneset, qeveria armike e sipërmarrjes private

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 18:35
Emilia Koliqi

Partia Demokratike e ka konsideruar zbatimin e sistemit të fiskalizimit në vend si një instrument për të vënë në vështirësi bizneset, kryesisht të vogla dhe për t’i falimentuar ato.

Deputetja e zgjedhur Emilia Koliqi me një postim në Facebook shprehet se qeveria është një armike e betuar e sipërmarrjes së ndershme private.

“Shqipëria është vendi i vetëm në rajon, i cili po aplikon sistemin e fiskalizimit, një sistem i monitorimit të të dhënave të biznesit. Fiskalizimi që në fillim, është propaganduar nga qeveria si një sistem, që më në fund do zhdukë informalitetin dhe do të sjellin më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit.

Por, asnjëherë nuk u bë transparencë për shifrat, se sa do të ishte përfitimi në buxhetin e shtetit nga kjo reformë e “suksesshme”..”- shkruan deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat