Arrestohen babë e bir, strehonin e trafikonin bangladeshas drejt BE

Shqipëria

Arrestohen babë e bir, strehonin e trafikonin bangladeshas drejt BE

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 21:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka finalizuar operacioni e koduar "Passport" të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Fierit dhe Forcën e Posaçme "Shqiponjat".

Dy persona, babë e bir janë arrestuar në flagrancë teksa strehonin klandestinë me qëllim trafikimin për në vendet e Bashkimit Europian dhe i pajisnin me dokumenta të dyshuara të falsifikuara.

Në këtë aksion, policia sekuestrohen 5600 euro, para që përdoren në Bangladesh, 11 pasaporta, dokumenta të tjera të dyshuara të falsifikuara, 6 aparate celularë, 1 laptop, 1 automjet.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Fier dhe Forca e Posacme "Shqiponja" finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Passport", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. H., 53 vjeç dhe Xh. H., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Karbunarë, Lushnjë.

Këta shtetas, në lagjen "Kongresi", Lushnjë, kishin marrë një banesë me qera, që shërbente si bazë për të strehuar klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian duke i pajisur me pasaporta të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dy shtetas të huaj si edhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 pasaporta, dokumenta të tjera të dyshuara të falsifikuara, 5600 euro, një sasi parash që përdoren në Bangladesh, 1 laptop, 6 aparate celularë dhe 1 automjet tip "Renault".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat