Basha, porosi deputetëve: Mos votoni Lindita Nikollën si kryetare Kuvendi

Shqipëria

Basha, porosi deputetëve: Mos votoni Lindita Nikollën si kryetare Kuvendi

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:21
Lulzim Basha

Pak para nisjes së seancës së parë plenare për këtë sesion parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar demokrat duke u dhënë porositë e aksionit politik.

Ndryshe nga më parë, kur qysh prej themelimit të partisë, ditën e sotme në këtë mbledhje ka munguar ish-kryedemokrati Sali Berisha.

Ndërkohë, gazetari i Ora News, Everest Dedaj ka bërë me dije se Basha u ka thënë deputetëve demokratë që të mos e votojnë zgjedhjen e Lindita Nikollës në Krye të Kuvendit.

Basha është shprehur se nuk do që të përsëritet precedenti i 2017, kur pati vota pro Gramoz Ruçit.

Përpos Berishës, në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë disa deputetët të tjerë të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike është rikthyer në Kuvend, pas pothuajse 3 vitesh jashtë tij, për shkak të djegies së mandateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat