Sali Berisha ‘godet’ rëndë Lulzim Bashën, ia ‘zbulon’ sekretin

Shqipëria

Sali Berisha ‘godet’ rëndë Lulzim Bashën, ia ‘zbulon’ sekretin

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 21:41
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

(E plotësuar 22:38) - Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar të tjera detaje nga biseda që ka pasur me kryedemokratin Lulzim Basha përpara se të shpallte publikisht vendimin për largimin nga grupi parlamentar i PD-së.

“Nuk ka asgjë të vërtetë ajo që thotë Basha. Unë i kam bërë të qartë Bashës, PD dhe çdo njeri në botë. Kam shumë miq, nuk i kam kërkuar asnjë njeriu ndihmë. Zero. Çfarë kam kërkuar, transparencë, vetëm kaq. Nuk ka ndarë asgjë me mua. Bisedat kanë qenë, kërcënimet që kanë përcjellë për fëmijët. Unë jam ai që jam. Unë kam bërë një zgjedhje, gjykata. Unë kam paditur për shpifje sekretarin e shtetit. I kanë thënë, që ne e kemi informuar Berishën. Unë nuk kisha folur për këtë punë.

Nga Washingtoni, dhe nga Tirana më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë thënë që po ndodh kjo kjo (shpallja non-grata) dhe në dijeni është Lulzim Basha. Unë po them çfarë kanë thënë. Unë nuk e kam vlerësuar. Mund të thotë çtë dojë Rama e Basha, nuk firmoset me këto thënie. Ka qenë dora e George Sorosit që bëri firmosjen. Basha më tha, që SHBA e ka paralajmëruar Berishën.

Më kanë thënë që Basha nuk merr asnjë vendim. Unë nuk kam diktuar asnjë vendim të Bashës. Këtu kemi një gjë. Basha vrau PD me qëllimin e tij, jo Sali Berishën, mund të merrte çdo vendim për mua, por në përputhje të plotë me statutin e PD-së” tha Berisha në Zonë e Lirë.

***

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sot në mbrëmje, duke u shprehur se Lulzim Basha ka vite që nuk shkon në SHBA pasi i janë anuluar udhëtimet.

Gjatë intervistës Berisha u shpreh: “Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal. 

Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”.

Sali Berisha zbulon aksionin politik kundër Lulzim Bashës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka treguar aksionin e tij ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, që vendosi ta përjashtonte atë nga grupi parlamentar, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH për shpalljen ‘non grata’. Berisha tha se Basha ka shkelmuar çdo rregull e kushtetutë të PD.

Ish-kryeministri nënvizoi se do të bëj gjithçka që PD të rimarrë vlerën e dikurshme, e për këtë gjë tha se do të zhvillojë takime të hapura në të gjithë Shqipërinë, si dhe paralajmëroi referendum.

“Aksioni im, është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, për çfarë? Së pari për mënyrën se si Luzlim Basha vendosi për të shkelmuar rregull statutor. Së dyti, Lulzim Basha me këtë veprim me një akt pabesie dhe synonte pa asnjë diskutim, t’i hapë rrugën marrëveshjes me Edi Ramën. Përfitimet e nëndheshme, mund të bëni ndonjë investigim dhe dalin.

Rëndësi për mua ka që shkelmimi që kryetari i PD bëri për statutin, ligjin dhe kushtetutën e PD, duke shkelmuar çdo anëtar dhe aktivist të saj. Unë do të bëj çdo gjë që anëtarët e PD të thonë fjalën e tyre dhe të jeni të sigurt që do e realizoj këtë gjë. Do zhvilloj takime demokratike të hapura në të gjithë Shqipërinë dhe deri në shprehje me referendum për këtë gjë”, tha Berisha.

Sali Berisha jep detaje nga bisedat me kryedemokratin

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se Lulzim Basha është treguar I pabesë me vendimin që ka marrë për ta larguar nga grupi parlamentar.

Ai ka ndarë me publikun detaje të tjera nga bisedat që ka pasur me kryedemokratin Basha.

Berisha u shpreh se e ka kundërshtuar vendimin e Bashës pasi nuk ishte tagri i tij dhe se kryetari i PD ua ka komunikuar vendimin deputetëve pasi ka paraqitur njëherë mesazhin.

“Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral.Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta para se të dalë në mesazhine  tij. Ma tha mua në telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike, sepse nuk ishte tagri tij një vendim i tillë. I kërkova që kundërshtimin tim të jua përcjellë të pranishmëve në mbledhje. Në fakt ai kishte paraqitur më parë mesazhin më pas shkoi për t’ua komunikuar. E bëri pa i lajmëruar. I la mbledhur për një orë, shkoi tek ata dhe i njoftoi. Pra mbledhjen e kishte bërë për t’i thënë vendimin.”- tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat