Basha shoqërohet nga Bardhi dhe Rushaj, Berisha vjen i “fundit” në Kuvend

Shqipëria

Basha shoqërohet nga Bardhi dhe Rushaj, Berisha vjen i “fundit” në Kuvend

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 10:35
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Kryeopozitari Lulzim Basha sapo ka hyrë në sallë ndërkohë që kryeministri Rama është duke prezantuar programin qeverisës në Kuvend.

Basha u fut i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi si edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së në Kuvend, Alfred Rushaj.

Ndërkohë, Berisha nuk ka mbërritur ende në Kuvend. Ish-kryeministri pritet të mbërrijë disa minuta më vonë.

Në hollin e Kuvendit ndodhet edhe bashkëshortja e kryeminsitrit Rama, Linda, e cila po ndjek fjalimin e tij, që e nisi me politikat për mbështetjen e vajzave dhe grave në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat