Skandal/ ‘Ja hoqën dy fëmijët nënës dhe ja dhanë kujdestarinë babait të pasur me paratë e krimit’, ja si Drejtësia manipuloi procesin

Shqipëria

Skandal/ ‘Ja hoqën dy fëmijët nënës dhe ja dhanë kujdestarinë babait të pasur me paratë e krimit’, ja si Drejtësia manipuloi procesin

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:21
Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, teksa flitej për rastin makabër të vrasjes së Sabrinës nga ish-bashkëshorti, gazetarja Klodiana Lala ngriti alarmin edhe për një rast tjetër ku drejtësia ka dështuar.

Ajo tha se bëhet fjalë për një kolege, gazetare, të cilës gjykata i ka hequr dy fëmijët, duke ja lënë kujdestarinë babait të fëmijëve. Gjykata është korruptuar nga babai fëmijëve i kamur me lekët e krimit.

Lala tha se sot ajo grua nuk mundet as t’i shoh dy fëmijët e mitur.

Dua të sjell sot një rast, ku një kolegia jonë shpëtoi nga duart e një babai të dhunshëm dhe sot ajo jeton pa dy fëmijët, pa dy djemtë. Është nga ato raste ku jemi investuar jo vetëm si gazetarë, por edhe personalisht në zbatim të ligjit, por ne dështuam për të bërë drejtësi. Një grup gjyqtarësh të korruptuar që morën para nga një njeri i kamur me lekët e krimit u paguan dhe dy fëmijë të mitur ja hoqën nënës. Sot ajo grua nuk ka mundësi as t’i shohë”, tha Lala

Ndërkohë gazetari Elton Qyno shtjelloi edhe më tej këtë ngjarje, duke treguar se si u veprua për t’ia marrë dy të miturit kësaj nëne.

Duke marrë shkas nga rasti që përmendi kolegia, unë e njoh dhe është vërtetë një fatkeqësi. Po flasim për një proces shumë të ndërlikuar, ku bashkëshorti që ka buxhetin financiar, apo e thënë ndryshe me terminologjinë e korridoreve të gjykatave shqiptare, ai që ka karburantin financiar, ai fiton edhe gjyqin, edhe të drejtën e fëmijëve. Gjithmonë në lidhje me fëmijët bëhet një akt ekspertimi nga një psikolog. Dhe psikiatri apo eksperti, psikologu, e bën aktin që e manipulon situatën, manipulon fëmijët, nxjerr të gjithë situatën me kë duhet të rrijë fëmija. Bëhet nga nëna që e ka lindur e i ka bërë kokën, që i ka matur temperaturën, që ka ndenjur gjithë ato netë zgjuar, bëhet nëna a thua se është hasmi, gogoli, manipulohen letrat. Manipulohen letrat e fëmijët sepse ata janë ende në moshën e lodrave. Ku babai del si ai që i përkushtohet e nëna lihet në një xhep tek koshi i plehrave. Trajtohet si gogol. Kjo situatë arrin deri në atë pikë, sa fëmija shikon gogol nënën dhe njerkën apo dashnoren, nënë. Këtu jemi në rastin që gjykata, duke parë këto akte psikologjike dhe fëmijën që është indoktrinuar kaq gjatë dhe kaq shumë…. fëmija manipulohet, po manipulohen pleq e të mëdhenj dhe menjëherë fëmija ndryshon thëniet dhe thotë do rrijë me babain. Në këtë rast gjyqtari merr edhe një thes me lek edhe është në rregull që të vazhdojë të veprojë”, tha Qyno.

Burime për ‘Pamfleti’ bëjnë me dije, se bëhet fjalë për pronarin e një kompleksi në autostradën Fushë-Krujë Milot, “Europa Park”, shtetasi Mentor Rryçi.

Ndërsa çështja ndodhet sërish në gjykatën e shkallës së parë, ku nëna e fëmijëve kërkon që kjo çështje të rigjykohet sërish për shkak të shkeljeve të ndodhura si dhe ngjarjeve të tjera të rënda që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe.

Pasi ky person është dënuar dy herë nga Dhoma Penale Tiranë, për veprën penale të “Pengim të ekzekutimit të vendimit”. Pra, pasi nuk ka lejuar nënën të takohet me dy fëmijët, si dhe për veprën penale të “Vetëgjyqësisë’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat