Opozita kërkoi praninë e tij në Parlament, kryeministri Edi Rama mbërrin me një orë vonesë

Shqipëria

Opozita kërkoi praninë e tij në Parlament, kryeministri Edi Rama mbërrin me një orë vonesë

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 18:15
Edi Rama

Pas këmbënguljes së opozitës, pas një orë vonese ka mbërritur në Parlament kryeministri Edi Rama.

Më herët ka pasur debate mes opozitës që kërkonte prezencën e kryeministrit dhe mazhorancës, e cila kërkonte vazhdimin e punimeve të seancës.

Fillimisht seanca nisi në orën 16:00, por është ndërprerë disa herë.

Grupi parlamentar i PD-së theksoi se Edi Rama e ka detyrim kushtetues të dëgjojë opozitën për një çështje të rëndësishme siç është programi i ri qeverisës.

Ndërkaq, kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla dhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, thanë se ligji nuk e kushtëzon kryeministrin të jetë i pranishëm në seancë.

Lindita Nikolla njoftoi se Rama do të mbërrijë në orën 17:00, por ai u pa ne ambientet e Kuvendit ne oren 18:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat