Pogradec, 5 vatra zjarri aktive, zjarrfikëset në vendngjarje

Shqipëria

Pogradec, 5 vatra zjarri aktive, zjarrfikëset në vendngjarje

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:02
Pogradec

Situata nga zjarri në Pogradec, mbetet problematike. Burime për Ora News, bëjnë me dije se ditën e sotme kanë qenë 5 vatra aktive Bëhet e ditur se aktualisht dy prej tyre janë fikur.

Janë fikur vatra e Gështenjasit dhe Peshkëpisë. Ndërkohë po punohet në zonën e Çervenakës për të bërë të mundur fikjen e zjarrit në mesditë.

Në këtë zonë janë forcat zjarrfikëse dhe po punohet për izolimin e zjarrit.

Problematike paraqitet situata  në Qafë Panjë ku zjarri aktiv është prej më shumë se 4 ditësh. Sipas raportimeve të fundit situata në këtë zonë është shumë e vështirë edhe pse punohet në terren.

Gjithashtu riaktivizim ka pasur edhe në zonën e mbrojtur Guri Nikës.

Rreth 30 punonjës zjarrfikësish janë në Qafë Panjë, dhe mbi 10 në Gur të Nikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat