Plagosja e 21-vjeçarit në “Qafë Kashar”, shpallen në kërkim 3 autorët që e qëlluan me armë zjarri

Shqipëria

Plagosja e 21-vjeçarit në “Qafë Kashar”, shpallen në kërkim 3 autorët që e qëlluan me armë zjarri

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Policia ka identifikuar 3 autorët e plagosjes me armë në Qafë Kashar, ngjarje që ndodhi më 17 shtator rreth orës 00:05 të natës.

Tre personat e shpallur në kërkim janë identifikuar me inicialet L. L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç. Ata janë konfliktuar me një 21-vjecar, të cilin e kanë plagosur me armë zjarri.

Për pasojë, ai është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2021, rreth orës 00:05, në Qafë Kashar, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

L.L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat