Biznesmeni italian rrëfen krimet në Shqipëri: Janë tragjike..!

Shqipëria

Biznesmeni italian rrëfen krimet në Shqipëri: Janë tragjike..!

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 21:08
Biznesmeni Pecorelli

Biznesmeni Pecorelli ka rrëfyer për mediat italiane detaje nga inskenimi i zhdukjes së tij në Pukë të Shqipërisë.
Pecorelli e pranon që ka kryer dhe krime në Shqipëri teksa zbulon se për 8 muaj është fshehur në një komunitet priftërinjsh në Medjugorje të Bosnje-Hercegovinës.

“Kam kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh pranë Medjugorje. Në Shqipëri kam kryer edhe krime. Por unë i thashë gjithçka prokurorit Petruzzelli dhe prokurorit Cantone, ata do t’i bëjnë të ditura detajet”- tha Pecorelli.

Ai sot dëshmoi para prokurorëve të Perugias teksa tha se nuk kishte asgjë për të fshehur më nga historia e tij.

“Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Kam kryer gjithsesi krime, për të cilat do të flasë prokurori. Pjesa e parë e historisë është tragjike, por unë nuk do të jem ai që tregoje “,- shtoi ai.

Pecorelli e ndjen se mund të ndëshkohet dhe garanton se nuk ka për të qenë më biznesmen ën Itali.

“Ajo që është e sigurt – tha Pecorelli – është se unë kurrë nuk do të jem një sipërmarrës në Itali përsëri. Nëse do t’i bëja të gjitha këto për sigurim? Jo, unë kam një policë jete për tridhjetë vjet, sigurisht që nuk kam nevojë të arrij deri këtu”.- tha Pecorelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat