Sali Berisha: Edi Rama e ka rrethuar Kosovën me armiq

Shqipëria

Sali Berisha: Edi Rama e ka rrethuar Kosovën me armiq

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 19:28
Sali Berisha dhe Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa i është përgjigjur pyetjes së një qytetari nga Kosova është kthyer pas në vite  ku në udhëtimin e parë si kryeministër në Bruksel i kërkoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës si e vetmja rrugë për stabilitet në rajon.

Lidhur me situatën e tensionuar me reciprocitetin e targave Berisha tha se Rama e ka rrethuar Kosovën me armiq nga të gjitha anët.

“Parimi ynë në çdo kohë ishte një komb, një qëndrim. Në vitin 2005 i fituam zgjedhjet. Në takimin e parë në Bruksel thashë se pavarësia e Kosovës është e vetmja zgjidhje për ti dhënë fund fluiditetit të situatës në rajon. Të shpallet ajo e pavarur dhe ne stabilizohemi si komb. Absolutisht interesi kombëtar është një. Arë që Rama ka bërë duke e rrethuar Kosovën me armiq nga të gjitha anët është akti më armiqësor. Vuçiç nuk njeh gjenocidin dhe Edi Rama nuk tha asnjë fjalë”- tha Berisha.

Ndërkohë Berisha u shpreh se entuziazmi në këto takime ka rikthyer opozitën ndërsa i është drejtuar Lulzim Bashës të shkojë andej nga erdhi.

“Miq, edhe njëherë dua të shtoj se ky entuziazmi juaj është energjia e rikthimit të opozitës në vend. Lul Basha, peng-Basha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi”- tha Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat