Reciprociteti i targave, reagon Basha: Kjo është e drejtë e Kosovës

Shqipëria

Reciprociteti i targave, reagon Basha: Kjo është e drejtë e Kosovës

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 22:03
Lulzim Basha

Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos njohur targat e Serbisë dhe përgjigjes së Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili lajmëroi sanksione kundër Kosovës, ka reaguar edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Basha shkruan se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare ndërsa shtoi se Beogradi duhet ta kuptojë sa më shpejt. Ndër të tjera, shtoi se qëndrimet e Beogradit zbulojnë qëllimet e vërteta të Aleksandër Vuçiç.

Lulzim BashaGjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.

Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat