"Kemi ndërruar shpesh shkollë", Dena Mullaj: Vajza ka përjetuar bullizëm

Shqipëria

"Kemi ndërruar shpesh shkollë", Dena Mullaj: Vajza ka përjetuar bullizëm

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:23
Dena Mullaj dhe vajza e saj Fladia

Dena Mullaj dhe vajza e saj Fladia, dyshja e njohur e Instagramit ishin të ftuara në studion e "Jeto me Orën.

Nënë e bijë folën për emocionet e vitit të ri shkollor dhe treguan se vajza e cila fillon klasën e katërt ka përjetuar bullizëm në shkollë. Për këtë arsye klasa e 4 e gjen Fladian në një shkollë të re.

Mullaj: "Ne kemi ndërruar çdo vit shkollë. Herën e parë kemi pasur një problem me bullzimin, herën e dytë pak a shumë e njëjta gjë dhe vendosëm të shkojmë në një shkollë më të qetë. Deri tani ka shkuar shumë mirë, fëmijët janë shumë të dashur, zysha dhe mezi e prisnim klasën e  katërt. Unë e di që klasa e parë është më emocionuese, pro çdo vit e kam pasur emocionuese. "

Mamaja e saj, Dena u shpreh se familja luan një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, në mnëyrë që mos ndodhin situata të tilla.

Mullaj: "Mësuesja e klasës së parë nuk ka qenë shumë e komunikueshme, arsyeja pse ndenjëm vetëm një semester. Pavarësisht se i ngelet zyshës pjesa më e madhe është familja mendoj unë. Nëse fëmija merr një edukatë në familje që mami dhe babi thotë s'ka gjë se shumë mirë e bën, zysha nuk mund të bëjë dot aq shumë. Thjesht ti vendos pastaj nëse do të qëndrosh në këtë ambient apo do lëvizësh."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat