Sëmundja e rëndë i merr jetën intelektuales së njohur shqiptare

Shqipëria

Sëmundja e rëndë i merr jetën intelektuales së njohur shqiptare

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 08:50
Ilustrim

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare intelektualja Vitore Ruli.

Ajo prej disa kohësh kishte probleme shëndetësore, të cilat nuk arriti të mundte duke mbyllur kështu sytë përgjithmonë në një spital të Floridas.

Vitore Ruli ishte mbesa e  Kristo Dakos dhe Sevasti Qiriazit, dy emblemave të arsimit kombëtar.

Vitore pat kaluar në auditoret e Politeknikumit (sot Instituti Harry Fultz) dhe përvijoi në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ku u diplomua në degën elektrike. Inxhinjerja e re punoi në Tiranë por më pas e lëvizën nga kryeqyteti në drejtim të Tepelenës.

Ishte e natyrshme që ajo do të ndiqte fatin e të shoqit  Viktor Rulit. Mjeku i njohur pat mbaruar studimet në Poloni dhe familjes iu desh të vuante përndjekjet  për një periudhë të gjatë, afro 20 vjet.

Image
Vitore Ruli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat