Belsh, zjarri shkrumbon orenditë e shtëpisë, dyshohet se ka rënë nga pakujdesia

Shqipëria

Belsh, zjarri shkrumbon orenditë e shtëpisë, dyshohet se ka rënë nga pakujdesia

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë në një banesë mbrëmjen e sotme në  fshatin Kajan të Belshit.

Si pasojë e flakëve janë djegur të orenditë e shtëpisë, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia.

“Rreth orës 20:50, në banesën e shtetasit L.H., 42 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh,  ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur orenditë e shtëpisë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat